Prishtinë, 3 korrik 2009
Pas konsultimeve me komunitetin e biznesit dhe me ekspertë të fushave përkatëse, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka rekomanduar plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2009 për kontrollin veterinar të importimit, kalimit transit të produkteve ushqimore dhe joushiqmore me origjinë shtazore, të kafshëve të gjalla dhe të materialit për mbarështimin e kafshëve.
Amandamentimi i këtij udhëzimi administrativ do të bëhet në frymën e partneritetit të Qeverisë me biznesin vendor dhe në drejtim të implementimit të standardeve evropiane për çështjet e adresuara në këtë udhëzim.