Fjala e plotë e Kryeministrit Hashim Thaçi mbajtur në ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish Presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton.
Prishtinë, 1 nëntor 2009
I nderuari President Klinton,
I nderuari President Sejdiu,
I nderuari Kryeparlamentar Krasniqi,
I Nderuari ambasador Dell,
Të dashur qytetarë të Kosovës,
I nderuari President Klinton, mire se erdhët në Kosovë, në sheshin që me krenari mban emrin tuaj , “Sheshin Bill Klinton”.
Prej sot shtatorja juaj do ta bëjë këtë shesh më madhështor për Prishtinën për Republikën e Kosovës
Populli i Kosovës gjithmonë do të kujtojë atë që ju dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës keni bërë për të jetësuar ëndrrën tonë për liri dhe pavarësi.
I nderuari President Klinton, si lider i botës së lirë ju ishit prijësi i vendimit të botës demokratike për lirinë paqen dhe demokracinë në Kosovë.
Ju bashkuat botën demokratike për Kosovën e lirë.
Kosova dhe SHBA janë dhe do të mbesin përjetë miq të përhershëm.
Ne ndajmë përkushtimin e thellë për liri, për demokraci dhe paqe.
E ardhmja jonë është e sigurt dhe po përmirësohet dita ditës.
Shtatorja juaj të cilën po zbulojmë sot është simbol i lirisë, i respektit, i nderimit për ju, për Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe për botën demokratike.
Shtatorja juaj është shtatore e zemrave dhe e vullnetit të gjithë qyfterëve të Republikës së Kosovës.
I nderuari President Klinton, shteti dhe populli i Kosovës krenohet me ju.
Ju jeni heroi i popullit dhe i vendit tim, Kosovës.
Zoti ju bekoftë President Klinton
Zoti i bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës,
Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës dhe popullin e saj
Ju falemnderit.