Kryeministri Thaçi ka ftuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdarë


Image

Prishtinë, 21 prill 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar homologun e tij, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Thaçi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë eveniment madhështor.

Ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve të autostradës do të mbahet më 25 prill 2010, në Vërmicë, duke filluar në orën 13:00.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors