Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron me rastin e vdekjes së ish-kryeministres Margaret Thatcher


Image

Prishtinë, 8 prill 2013
 
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
I nderuari kryeministër Cameron,
 
Me dhembje të madhe mora lajmin që ish-kryeministrja Margaret Thatcher ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.
 
Duke çmuar veprën e ish-kryeministres Thatcher në krye të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në momente tejet vendimtare, dua të theksoj se personaliteti i saj i lartë do të jetë shembull pozitiv për liderë dhe burrështetas në mbarë botën.
 
Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës edhe në këtë moment dhembje shprehin mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, me rastin e ndërrimit të jetës së ish-kryeministres Margaret Thatcher.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës