Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Aliu, me rastin e vdekjes së veprimtarit, Ali Aliu

26 Prill, 2010

Prishtinë, 26 prill 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Aliu, me rastin e ndërrimit të jetës të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Aliu

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Aliu,

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Ali Aliu.

Vdekja e veprimtarit Ali Aliu është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë veprimtarët e gjeneratës së tij.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit me respekt të lartë do të kujtojnë përherë veprimtarinë e z.Ali Aliu, e cila ishte në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 26 Prill, 2010

Comments are closed.