Kryeministri Thaçi emëron z.Nait Vrenezi, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikave të Kosovës dhe z.Murat Meha, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës


Image

Prishtinë, 19 prill 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse, ka emëruar sot z.Nait Vrenezi, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikave të Kosovës, si dhe z.Murat Meha, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka marrë këto vendime, duke u bazuar në thellimin e frymës së qeverisjes së mirë, efektive dhe transparente, sundimin e ligjit, si dhe në funksion të rritjes së rezultateve të punës në këto agjenci.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors