Prishtinë, 2 prill 2009
Në telegramin e urimit thuhet:
I nderuari Kryeministër Sanader,
Pranimi zyrtar i Republikës së Kroacisë në Aleancën Veriatlantike të NATO-s është ngjarje e rëndësishme dhe historike për Kroacinë dhe popullin kroat.
Anëtarësimi me të drejta të barabarta i Kroacisë në NATO shënon edhe një fitore për rajonin tonë dhe për shtetet që përmes integrimit në institucionet euroatlantike synojnë forcimin e paqes, stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh urimet më të sinqerta për këtë të arritur madhore, duke besuar fuqishëm që Kroacia do të thellojë rrugëtimin e sigurt drejt integrimit edhe në strukturat e Bashkimit Evropian.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 2 Prill, 2009