Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti zhvilloi takim me Drejtuesin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre, Deutch

19 Shkurt, 2023

Mynih, 19 shkurt 2023

Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e filloi me Drejtuesin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre, dhe ish- kongresistin amerikan, Theodore Deutch.

Me z. Deutch, kryeministri Kurti foli për arritjet kryesore të qeverisë në këto dy vite. Për progresin ekonomik dhe demokratik, suksesin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin në raportet ndërkombëtare dhe reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit, që kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e imazhit të vendit. Në këtë kontekst, ai shtoi se Kosova ofron mundësi dhe mjedis të favorshëm për investitorë të huaj, duke ftuar kështu kompanitë izraelite që të eksplorojnë mundësitë për investime në Kosovë.

Deutch e uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ai u shpreh mirënjohës për marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Si Komitet, ai tha se mbështesin Kosovën në synimet e saj dhe se janë të gatshëm dhe të vullnetshëm për bashkëpunim.

 

Last modified: 19 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×