Kryeministri Kurti zhvilloi takim bilateral me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski


Image

Prishtinë, 18 nëntor 2024

Para fillimit të mbledhjes së dytë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi sot një takim tête-à-tête me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësisë së organizimit të kësaj mbledhjeje të dytë në nivel ndërqeveritar.

U vlerësua bashkëpunimi i dyanshëm dhe vullneti për fuqizimin e tij në fusha me prioritet e interes të përbashkët, i cili po dëshmohet edhe me arritjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në arsim e energji dhe protokolli teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve.

Në këtë takim u ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i përbashkët në rrugën drejt Bashkimit Evropian, rëndësia e avancimit të të dy palëve në këtë proces dhe në rastin e Kosovës anëtarësimi në NATO gjithashtu.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors