Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e Dr. Rrushe Ramadani Rushiti

13 Prill, 2025

Ferizaj, 13 prill 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot familjen e së ndjerës, Dr. Rrushe Ramadani Rushiti, për t’u shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes së saj nga jeta, me 11 prill 2025.

Kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe veprën e Dr. Ramadani Rushiti, si shembull frymëzimi për brezat e rinj të profesionistëve shëndetësorë.

“Dr. Rrushe punoi e kontribuoi aq shumë saqë kurrë s’do të mund ta masim peshën e gjurmët e saj dhe as të jemi sa duhet falenderues e siç duhet mirënjohës. Brezat e rinj të mjekëve sigurisht që e kanë tek ajo shembullin që duhet ndjekur”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve, teksa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurës së tyre.

 

Last modified: 13 Prill, 2025

Comments are closed.