Kryeministri Kurti vizitoi pensionisten më të moshuar në Republikën e Kosovës, 113 vjeçaren, Xhezide Gërxhaliu


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Mitrovicë, 31 korrik 2023

Pas vizitës në Vushtrri te kompania BBI Plast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nën shoqërimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitoi edhe familjen Gërxhaliu në Mitrovicë.

Kjo familje edhe sot vazhdon dhe kultivon profesionin e rrobaqepësit. Faruk Gërxhaliu, 71 vjeç, boksier dikur, sot është prej rrobaqepësve më të famshëm të qytetit.

Arsyeja e vizitës te familja Gërxhaliu ishte zonja Xhezide Gërxhaliu. Ajo është plot 113 vjeçare. Znj. Gërxhaliu është zyrtarisht pensionistja më e moshuar në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti i uroi shëndet e jetë sa më të gjatë, teksa i dhuroi një buqetë me lule të freskëta. Kujdesi ndaj të moshuarve është virtyt i çmuar i popullit dhe shoqërisë sonë.