Kryeministri Kurti vizitoi organizatën joqeveritare Diakonie


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Mitrovicë, 4 tetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, vizituan organizatën joqeveritare Diakonie, ku u pritën nga drejtori ekzekutiv, Bernd Baumgarten.

Kryeministri pa nga afër dhe vlerësoi punën që bëhet nga kjo organizatë në qendrën e trajnimeve, qendrën e terapisë, fermën që angazhon personat me aftësi të kufizuara, punën në këshillim dhe ndihmë për të kthyerit, kopshtin e fëmijëve, si dhe punën në grupe psikosociale me të rinj dhe fëmijë. Gjatë vizitës u vlerësua veçanërisht përkrahja që u ipet personave në nevojë dhe të margjinalizuar, që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.

Ai theksoi rëndësinë e qasjes nga poshtë-lart, kur bëhet fjalë për ndryshimet në status quo, e të cilin e zbaton kjo organizatë, që sjellë ndikim të vërtetë dhe të qëndrueshëm në komunitet dhe shoqëri.

Po ashtu vizitoi qendrën e trajnimeve Diakonie Training Center (DTC), ku takoi të rinjtë nga komunitete të ndryshme që vijojnë trajnimet në këtë qendër në lëmi të ndryshme, si: ndërtim i thatë, instalime të ujësjellësit, instalime elektrike shtëpiake, qeramikë, instalime të ngrohjes qendrore, parukeri, rrobaqepësi, mobileri, berber dhe gjuhë angleze.

Përfaqësuesit e organizatës e njoftuan kryeministrin se në këtë qendër ndjekin aftësime profesionale rreth 600 kandidatë në vit. Po ashtu, biseduan për bashkëpunimin me shkollën e mesme Arkitekt Sinani, në Mitrovicë, për kryerjen e pjesës praktike profesionale në dy profile.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme nga qeveria dhe organizatat gjermane, gjatë kësaj vizite u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale për veprimtarinë e kësaj organizate, në dobi të komunitetit dhe shoqërisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors