Viti, 6 maj 2025
Në Viti, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar edhe kompaninë “Kfenetres”, bashkë me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ai u njoh nga afër me veprimtarinë e kompanisë së themeluar në vitin 2017, e cila është aktive në fushën e prodhimit dhe montimit të dritareve dhe dyerve të brendshme dhe të jashtme.
Kompania “Kfenetres” është e specializuar në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga druri dhe plastika dhe është bërë një nga eksportuesit kryesorë në këtë industri, duke dërguar mbi 98% të prodhimit të saj në Zvicër, Gjermani dhe Francë.
Aktualisht, i ka të punësuar mbi 70 punëtorë të angazhuar në mbi 160 projekte, duke operuar në një hapësirë pune prej 5,000 metrash katrorë dhe me një kapacitet prodhimi prej mbi 100 njësive në ditë.
Last modified: 6 Maj, 2025