Kryeministri Kurti vizitoi familjen e Komandant Drinit në 25- vjetorin e vrasjes së tij

Prizren, 8 maj 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi në Prizren familjen e Ekrem Rexhës, Komandant Drinit, gjersa sot u shënua 25- vjetori i vrasjes së tij.

Kryeministri Kurti e nderoi figurën e Komandant Drinit gjatë ditës së sotme. Ai bëri homazhe në varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në Landovicë si dhe te memoriali i tij në lagjen Bazhdarhane në Prizren.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors