Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti udhëton për në Strasburg, Francë

14 Mars, 2023

Prishtinë, 14 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.

Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​

Last modified: 14 Mars, 2023

Comments are closed.

×