Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Koordinim Politik dhe Evropë të Baden-Württemberg, Hassler

15 Nëntor, 2022

Shtutgart, 15 nëntor 2022

Në Shtutgart, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, gjithashtu takuan Sekretarin e Shtetit për Koordinim Politik dhe Evropë të Baden-Württemberg, Florian Hassler.

Ata folën për rolin e rëndësishëm të diasporës, integrimin evropian të Kosovës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Hassler për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për përgatitjet që po bëhen për aplikim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se Republika e Kosovës gjithashtu synon anëtarësimin në NATO. Më tej, Kryeministri Kurti nënvizoi planet dhe mundësitë për investime në burimet e energjisë së ripërtëritshme dhe projektet infrastrukturore, që Qeveria planifikon t’i realizojë.

Sekretari Hassler falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe përgëzoi atë për punën e deritanishme, duke i ofruar mbështetjen e plotë në avancimin e mëtejmë të reformave. Ai u shpreh i gatshëm dhe i interesuar për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet qeverive. Sa i përket liberalizimit të vizave, Sekretari Hassler tha se e mbështesin Kosovën në këtë proces, duke vlerësuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara.

 

Last modified: 15 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×