Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me liderin e opozitës në Irlandën Veriore, socialdemokratin Matthew O’Toole

28 Shkurt, 2024

Belfast, 28 shkurt 2024

Qëndrimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Belfast, vijoi me takimin e radhës me spektrin politik në vend, e kësaj here me liderin e opozitës në Irlandën Veriore, socialdemokratin Matthew O’Toole.

Ata diskutuan mbi vlerat dhe parimet e përbashkëta demokratike që i ndajnë si liderë nga parti simotra socialdemokrate. Më tej, u trajtua edhe rëndësia e mësimit nga e kaluara, në kontekstin e historisë dhe përjetimeve të vendeve tona. U përmend dhe rreziku që paraqet keqpërdorimi i medieve sociale në nxitjen e konflikteve, mosdurimin dhe mospajtime etnike.

Duke shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe takimin e zhvilluar, kryeministri Kurti e falënderoi z. O’Toole për bisedën dhe pikëpamjet e shkëmbyera.

Last modified: 28 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×