Kryeministri Kurti u takua me drejtuesin e grupit të EPP, Weber dhe eurodeputeten, Zovko


Image


Image


Image


Image


Image

Strasburg, 15 mars 2023

Në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit edhe nga eurodeputeti gjerman, Manfred Weber, njëherësh drejtues i grupit të EPP në Parlamentin Evropian dhe eurodeputeten nga Kroacia nga radhët e EPP, Zeljana Zovko.

Në takim u diskutua për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, hapat e mbetur për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

Me trendin çdo vit e në rritje të eksporteve, veçanërisht në dy vitet e fundit, dhe me mbështetjen që u ka dhënë Qeveria përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike bizneseve të fokusuara në prodhimtari, Kosova synon që të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti. Ndërkaq, nëpërmjet sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, qeverisjes së mirë, dhe stabilitetit institucional, krahas politikave tatimore të favorshme dhe veçorive të fuqisë punëtore, Kosova synon që të bëhet tërheqëse për investitorë të huaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors