Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde

22 Nëntor, 2022

 

Prishtinë, 22 nëntor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde.

Takimet e djeshme në Bruksel ishin temë qendrore e diskutimit me ç ‘rast kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhëna të Republikës së Kosovës përgjatë tyre.

Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U theksua nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë prej 48 orësh, ashtu që përafrimi i djeshëm në Bruksel të rezultojë në pajtueshmëri të përbashkët.

Last modified: 22 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×