Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u mirëprit nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski

18 Mars, 2023

Ohër, 18 mars 2023

Në Ohër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Diskutuan për takimin e sotëm të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai e falënderoi për mikëpritjen, për bashkëpunimin bilateral dhe raportet e mira e fqinjësore.

U theksua gatishmëria dypalëshe për të punuar së bashku mbi vlera dhe për prioritete të përbashkëta.​

Last modified: 18 Mars, 2023

Comments are closed.

×