Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u mirëprit nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban

4 Korrik, 2024

 

Izmir, 4 korrik 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit sot nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, gjatë qëndrimit të tij në Turqi.

I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës atje, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzana Novobërdaliu në një takim dhe bisedë të përzemërt me guvernatorin Dr. Elban, u diskutua rreth thellimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore, dhe hulumtimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sfera me interest të dyanshëm.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe për mikpritjen e shtetit dhe popullit turk në secilën vizitë të tij.

Last modified: 5 Korrik, 2024

Comments are closed.

×