Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u mirëprit në Stamboll nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

3 Shkurt, 2023

Stamboll, 3 shkurt 2023

Me ftesë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish-Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka zhvilluan sot një vizitë pune në Stamboll.

Gjatë qëndrimit njëditor në Turqi, kryeministri Kurti pati një takim me Presidentin Erdogan dhe një darkë pune të përbashkët me delegacionet përkatëse.

U bisedua për lidhjet ndërmjet dy popujve, raportet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe për mënyrat se si mund t’i thellojmë e forcojmë ato. Gjithashtu, u diskutuam edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit me qëllim rritjen e tij në rrafshin ekonomik e tregtar dhe të sigurisë e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e pakursyer të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të tij, sikurse shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.

 

Last modified: 4 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×