Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Shefin e Operacioneve të kompanisë “de Sede AG”, Arben Mehmetin

31 Tetor, 2024

Cyrih, 31 tetor 2024

Në kuadër të konferencës “Business Agility Day” në të cilën po merr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai takoi Shefin e Operacioneve të kompanisë “de Sede AG” nga Zvicra, Arben Mehmetin.

“de Sede” është partner i kompanisë “Swiss Seams Leather” në Kosovë. Ka të punësuar rreth 100 punëtorë dhe eksporton mobilie të cilësisë së lartë në rreth 70 vende të botës.

Së bashku diskutuan për përvojat dhe sfidat e të bërit biznes në të kaluarën dhe mundësitë e reja që ofron Kosova. U theksuan rëndësia e shërbimeve online nga institucionet publike si ATK, Dogana e ARBK për bizneset që duan të operojnë në Kosovë.

Z. Mehmeti e njoftoi kryeministrin për synimet për zgjerim dhe planet e kompanisë “de Sede” për vazhdimin e zhvendosjes së proceseve të prodhimit në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Mehmeti për angazhimin e tij në përfshirjen e Kosovës në hartën e investimeve të kompanisë “de Sede”, duke e ftuar atë që të vijojë sa më shpejt me zgjerimin e biznesit e sa më shumë në drejtim të Kosovës.

Last modified: 31 Tetor, 2024

Comments are closed.