Prishtinë, 29 qershor 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim pianisten Adea Badivuku. Ai e përgëzoi për performancën e saj në Carnegie Hall dhe çmimin e parë që e fitoi në konkursin ndërkombëtar të pianos në Nju Jork.
Znj.Badikuvu foli për rrugëtimin e saj profesional artistik dhe privilegjin që të jetë kandidatja e parë e doktoraturës për performancë piano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kosova.
Ajo foli edhe për angazhimin e saj si Zëvendës Presidente e Shoqatës Kombëtare të Mësuesve të Muzikës UNR, Drejtore e muzikës dhe trajnere vokale e Operës së Dhomës së Nevadës dhe Nismëtare/Përfaqësuese e Këshillit Studentor të Diplomuar të Muzikës.
Last modified: 15 Korrik, 2022