Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi liderin e partisë SYRIZA z. Alexis Tsipras

8 Korrik, 2022

 

Athinë, 8 korrik 2022

Në përmbyllje të Tryezës vjetore të The Economist, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi liderin e partisë SYRIZA z. Alexis Tsipras, në darkën e ftuar nga z.Tsipras.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë për shtim të bashkëpunimit ndërmjet të të dyja vendeve.

Në këtë darkë ishin të ftuar pjesëmarrës të tryezës së 26-të vjetore, të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist.

Në tryezën e sivjetme morën pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, diplomatë të rangut të lartë, politikanë të shquar, zyrtarë qeveritarë, drejtues të korporatave e studiues eminentë nga e gjithë bota. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar në panelin me temë “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”, së bashku me Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×