Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić dhe anëtarin tjetër të Presidencës, Denis Bećirović

10 Nëntor, 2023

Paris, 10 nëntor 2023
Gjatë qëndrimit në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dje zhvilloi një takim me Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić dhe anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegonivës, Denis Bećirović.

Tema qendrore të bisedës ishin Procesi i Berlinit, përkatësisht marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij dhe përfitimet dhe domosdoshmëria e zbatimit të plotë të tyre, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimet në rajon.

Theks të veçantë nga ana e Kryeministrit Kurti iu dha nevojës për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina. Kryeministri Kurti, Kryetari Komšić dhe anëtari i Presidencës, Bećirović gjithashtu diskutuan rreth mundësive dhe potencialin për shtim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë e të arsimit.

Last modified: 10 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×