Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovacevski

1 Mars, 2023

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.

 

 

Last modified: 1 Mars, 2023

Comments are closed.

×