Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Bullgarisë, Denkov

18 Janar, 2024

Davos, 18 janar 2024

Sot në Davos, në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.

Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.

Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it.

Last modified: 18 Janar, 2024

Comments are closed.

×