Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Drejtorin e organizatës Open Society Roma për Evropë, Zeljko Jovanoviq

6 Shkurt, 2024

Prishtinë, 6 shkurt 2024 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi, priti në takim Zeljko Jovanoviq, Drejtor i organizatës Open Society Roma për Evropë, në kuadër të Open Society Foundations. 

Duke folur për avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti njoftoi Jovanoviq për nismat e Qeverisë por edhe rolin aktiv të saj në fuqizimin e komunitetit rom në Republikën e Kosovës. 

Z. Jovanoviq ndërkaq ndau me Kryeministrin detajet e projekteve të menaxhuara nga Fondacioni, e që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, fuqizimin politik por edhe atë edukativ e kulturor të komunitetit rom. 

Në kuadër të diskutimit, janë theksuar masat e nevojshme edhe në kuadër të Planit të Rritjes që stimulojnë punësimin, themelimin e bizneseve mikro, të vogla e të mesme si dhe trajnimet profesionale të këtij komuniteti në Republikën e Kosovës.

Në fund u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit rom në Regjistrimin e Popullsisë që fillon në prill, proces ky thelbësor për planifikimin e duhur të politikave për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Last modified: 6 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×