Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet dhe respektin për viktimat e tërmetit në Turqi

9 Shkurt, 2023

Prishtinë, 9 shkurt 2023

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për mijëra jetë të humbura tragjikisht nga tërmeti në Turqi.

E gjithë Kosova është tronditur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës, ngushëllojmë familjarët e viktimave, urojmë shërim për të plagosurit dhe lutemi për jetën e të gjallëve nën rrënoja, ka shkruar kryeministri Kurti.

Solidariteti ynë është i fuqishëm e ndihma dhe mbështetja jonë e parezervë dhe e vazhdueshme. Geçmiş olsun Türkiye, ka shkruar ai më tej në librin e zisë.

 

Last modified: 9 Shkurt, 2023

Comments are closed.