Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim shefin e misionit të parë të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi

21 Nëntor, 2023

Prishtinë, 21 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve.

Me këtë rast, kryeministri Kurti, i uroi suksese z. Gashi në përmbushjen e detyrave, përgjegjësive dhe objektivave të përbashkëta dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.

I pranishëm, përkrah kryeministrit Kurti, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Last modified: 21 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×