Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e R.I.T Kosova, Kamal Shahrabi

2 Gusht, 2022

Prishtinë, 2 gusht 2022

Ngritja e edukimit cilësor ishte tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi.

Në takim u theksua se arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë, si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.

U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe R.I.T. Kosova (AUK) me projekte konkrete për zhvillimin e vendit, nëpërmjet zhvillimit të një shoqërie të edukuar mirë.

Last modified: 2 Gusht, 2022

Comments are closed.

×