Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq

3 Dhjetor, 2023

Prishtinë, 3 dhjetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.​

Last modified: 3 Dhjetor, 2023

Comments are closed.

×