Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi


Image


Image


Image

Prishtinë, 23 tetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim të përzemërt, Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij , si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme.

Ambasadori falënderoi kryeministrin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt.

U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors