Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim kandidatin për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq

16 Shkurt, 2023

Prishtinë, 16 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin K​urti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq.

Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, z.Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.

U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë.

Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen.

Last modified: 16 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×