Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Imzot Vincenzo Paglia

7 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 7 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit “Gjon Pali II”, së bashku me z.Mario Giro, ish zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.
U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme. që jetojnë në shtetin tonë.

Last modified: 7 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×