Prishtinë, 4 mars 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për takimin, z.Kastrati foli për angazhimin e vazhdueshëm për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që kjo shoqatë ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar.
Në takim u theksua se barazia dhe mirëqenia janë synime qëndrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar veprimet e ndërmarra në mbështetje të qytetarëve.
Last modified: 4 Mars, 2024