Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin

14 Shtator, 2022

Prishtinë, 14 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi angazhimin e z. Sarrazin dhe rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

U bisedua për marrëdhëniet rajonale, ndërsa u theksua rëndësia e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.​

Last modified: 14 Shtator, 2022

Comments are closed.

×