Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Drejtoren ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake, znj.Besa Tafilaj Pinchotti

2 Gusht, 2022

Prishtinë, 2 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kujtoi sakrificën e ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyre, në takimin me shqiptaro-amerikanen Besa Tafilaj Pinchotti, Drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association). Në veçanti u përmenden dy pilotët e helikopterit Apache, oficerët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert,  që humbën jetën në Shqipëri më 1999, gjatë operacioneve mbështetëse për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Në takim u fol për përkushtimin e Qeverisë për sigurinë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U theksua rritja e buxhetit të sektorit të mbrojtjes, më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova si dhe angazhimi për të zhvilluar një forcë ushtarake profesionale dhe të shkathët në përputhje me doktrinën dhe standardet e NATO-s.

Znj Tafilaj Pinchotti, foli për misionin dhe aktivitetet e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association), e themeluar më 1969, që përfaqëson miliona pjesëtarë të familjeve ushtarake në Shtetet e Bashkuara, përmes avokimit dhe programeve mbështetëse. Znj Tafilaj Pinchotti babai i së cilës vjen nga Deçani, rikujtoi kohën kur ajo ka raportuar për luftën dhe periudhën e pasluftës së Kosovës si gazetare në rrjetet televizive ABC dhe NBC.

Last modified: 3 Gusht, 2022

Comments are closed.

×