Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

19 Shtator, 2022

Prishtinë, 19 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në qendër të takimit ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Last modified: 19 Shtator, 2022

Comments are closed.

×