Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri

2 Gusht, 2022

Prishtinë, 2 gusht 2022

Potenciali për rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit jo-rezident të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, Ambasadori Al-Marri theksoi përkushtimin e tij për t’i konsoliduar edhe më tej këto marrëdhënie në frymën e bashkëpunimit, në të gjitha fushat.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, si dhe për mbështetjen e dhënë në skenën ndërkombëtare.

Duke theksuar indikatorët pozitivë ekonomikë në vend, Kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për shtim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare.

Në takim u bisedua për mundësitë që ofron vendi ynë për investime në sektorët me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Al-Marri falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe duke thënë se Republika e Kosovës është shtet mik, ritheksoi vullnetin dhe angazhimin e tij për të rritur bashkëpunimin.

 

Last modified: 3 Gusht, 2022

Comments are closed.

×