Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut

21 Mars, 2024

 

Prishtinë, 21 mars 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut.

Temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeministri i falënderoi për takimin miqësor mes tyre dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai foli për veprimet që ka ndërmarrë qeveria në tri vitet e fundit të cilat kanë sjellë fryte pozitive e rezultate në përmirësim të sundimit të ligjit, avancim të demokracisë dhe progres socio-ekonomik, progres ky që njihet e faktohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.

Takimi ofroi mundësi që Kryeministri t’i falënderojë ambasadorët për rolin dhe kontributin e shteteve të tyre në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit të Kosovës si dhe procesin e integrimeve në organizata ndërkombëtare. Në takim, u bisedua edhe rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogut në Bruksel.

Last modified: 21 Mars, 2024

Comments are closed.