Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti në shënimin e 247-vjetorit të ShBA-ve

7 Korrik, 2023

Prishtinë, 7 korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.

Last modified: 7 Korrik, 2023

Comments are closed.

×