Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Lojërave parasportive “Kosova 2023”


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Vushtrri, 16 shtator 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në hapjen e Lojërave parasportive “Kosova 2023”, të organizuara nga Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK), e që u mbajt në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike në Vushtrri.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se KPK-ja ka korrur suksese të pa mohueshme që e ndihmojnë sportin, i ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Teksa përshëndeti të gjithë të pranishmit, kryeministri falënderoi veçanërisht mysafirët të cilët kanë ardhur nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Andaj le të shikojmë ndeshje në kuadër të atyre se çfarë janë planifikuar e përgatitur për sot, le të argëtohemi bashkë dhe sa më shumë le të shoqërohemi në mënyrë që ta mbështesim e ta ndihmojmë njëri tjetrin e natyrisht më së shumti të gjithë ata persona që janë me nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara’”, u shpreh kryeministri.

Ai uroi dhe shprehu përgëzime për punën angazhimin dhe kontributin që po e jep Komiteti Paralimpik i Kosovës.

Këtë vit, Lojërat Parasportive do të përfshijnë 13 disiplina sportive në total.
Mbështetja financiare për Komitetin Paralimpik të Kosovës është rritur për mbi 500%. Nga 15 mijë euro sa e kishte deri në vitin 2020, për vitet 2022 dhe 2023 KPK ka buxhet prej 100 mijë euro për vit.

Komiteti Paralimpik i Kosovës tashmë është bërë anëtare me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Evropian. Gjatë ditëve në vazhdim, përgjatë këtij muaji, pritet anëtarësimi i plotë edhe në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

Gjatë vitit të ardhshëm, në Paris 2024, Kosova do të shënojë pjesëmarrjen e parë në Lojërat Paralimpike.

Përveç mbështetjes së rregullt të planifikuar për KPK-në për vitin 2024, MKRS është duke përgatitur një mbështetje të veçantë për Komitetin Paralimpik të Kosovës për përgatitjen e këtyre sportistëve dhe për pjesëmarrje në Paris 2024.​

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Unë ju falënderoj shumë për ftesën sot edhe ju përgëzoj për këtë organizim dhe sukseset që po i tregoni edhe sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Tash Komiteti Paralimpik padyshim që ka korrur suksese të pa mohueshme të cilët e ndihmojnë sportin, i ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Falënderoj këtu edhe zëvendëskryeministren Rexhepi, komandantin e KFOR-it Ristuccia, ambasadorin francez Gero, zëvendësministrat Daulina Osmani dhe Bardhyl Dobra por gjithashtu edhe mysafirët të cilët na kanë ardhur nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Andaj le të shikojmë ndeshje në kuadër të atyre se çfarë janë planifikuar e përgatitur për sot, le të argëtohemi bashkë dhe le të shoqërohemi sa më shumë në mënyrë që ta mbështesim e ta ndihmojmë njëri tjetrin e natyrisht më së shumti të gjithë ata persona që janë me nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara.

Urime e përgëzime edhe njëherë për punën angazhimin dhe kontributin që po jepni!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors