Kryeministri Kurti mori pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar OlimpiK


Image


Image


Image

Paris, 26 korrik 2024

Mbrëmë në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, në prag të fillimit të Lojërave Olimpike 2024.

Në mesin e shumë liderëve botërorë, Kryeministri Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në këtë olimpiadë.

Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme për pengesat që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, dhe që në të njëjtën kohë na bën bashkë. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e ngjarjeve të këtilla, u shpreh kryeministri Kurti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors