Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023

27 Gusht, 2023

Prishtinë, 27 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Last modified: 27 Gusht, 2023

Comments are closed.