Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti i dërgon letër urimi Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni

4 Nëntor, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim znj.Giorgia Meloni, me rastin e emërimit si Kryeministre e Italisë.

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të ju përcjell urimet më të përzemërta për emërimin tuaj si Kryeministre e Italisë. Fitorja juaj afirmon besimin e popullit italian në udhëheqjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti.

Italia dhe Kosova kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Partneriteti ynë i gjatë ka vazhduar të zgjerohet gjatë viteve. Ne angazhohemi në një bashkëpunim të gjerë dhe po eksplorojmë mundësi për bashkëpunim në fusha të reja dhe në ato në zhvillim, si zhvillimi i infrastrukturës, qytetet inteligjente dhe ekonomia,ka shkruar më tej kryeministri.

Në përmbyllje të letër urimit, kryeministri Kurti ka theksuar se duke ndërtuar mbi këtë themel të fortë, ka besim se marrëdhëniet Itali-Kosovë do të vazhdojnë të forcohen gjithnjë e më shumë.

Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuar Kryeministre Meloni,

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të ju përcjell urimet më të përzemërta për emërimin tuaj si Kryeministre e Italisë. Fitorja juaj afirmon besimin e popullit italian në udhëheqjen tuaj.

Italia dhe Kosova kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Partneriteti ynë i gjatë ka vazhduar të zgjerohet gjatë viteve. Ne angazhohemi në një bashkëpunim të gjerë dhe po eksplorojmë mundësi për bashkëpunim në fusha të reja dhe në ato në zhvillim, si zhvillimi i infrastrukturës, qytetet inteligjente dhe ekonomia. Duke ndërtuar mbi këtë themel të fortë, kam besim se marrëdhëniet Itali-Kosovë do të vazhdojnë të forcohen gjithnjë e më shumë.

Ju uroj suksese në pozicionin tuaj të ri dhe mezi pres të vazhdoj të punoj me ju.

Leter-nga-KM-Kurti-per-KM-Meloni-28.10.2022

Last modified: 4 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×