Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe te kompleksi Memorial në Marinë dhe te varri i komandantit Ilaz Kodra, në 26-vjetorin e rënies së tij  

30 Prill, 2025

Marinë, Skenderaj, 30 prill 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi homazhet dhe nderimet në Marinë, në kompleksin Memorial dhe te varri i komandantit Ilaz Kodra, në 26-vjetorin e rënies së tij.

Ilaz Kodra, komandant i Brigadës 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, ra heroikisht më 30 prill 1999 në luftime për të mbrojtur atdheun dhe popullatën civile kundër forcave serbe.

Kryeministri Kurti nderoi dhe 42 dëshmorët e rënë bashkë me në krye komandant Ilaz Kodrën.

Në këtë përvjetor të masakrave të Serbisë në Kosovë, nuk harrojmë krimet e së kaluarës dhe sakrificën e bërë për liri.

Lavdi për komandant Ilaz Kodrën, bashkëluftëtarët e tij, dhe të gjithë dëshmorët e martirët e kombit.

 

 

Last modified: 2 Maj, 2025

Comments are closed.