Kryeministri Kurti bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Qirez dhe Likoshan

Qirez, Likoshan, 30 prill 2025

Nga Gllobari, Vërboci dhe Shtutica, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi drejt Qirezit dhe Likoshanit, ku bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.

Ai bashkë me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bëri homazhet edhe te lapidari i gjashtë të rënëve në lagjen Ferati, te lapidari i Hamdi dhe Isa Feratit, të cilët u vranë 26 vite më parë, më 30 prill 1999 në luftime nga forcat serbe, dhe te xhamia e Qirezit.

Lavdi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors