Kryeministri Kurti bëri homazhe në Sllatinë të Kaçanikut

Sllatinë, Kaçanik, 13 prill 2025

Në nderim të 6 dëshmorëve dhe 13 martirëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule para pllakës përkujtimore në Sllatinë të Kaçanikut, në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Më 13 prill 1999, forcat e Serbisë kishin rrethuar lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë. Pas një breshërie të pamëshirshme granatash, ata hynë me egërsi, plaçkitën e djegën shtëpitë duke vrarë mizorisht edhe 13 shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm.

Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët: Hysen Elezi, Naim Beka, Ramadan Xhokli, Agim Matoshi, Shaban Elezi, Avni Shehu dhe 13 martirët: Qemajl Deda, Rrahman Lami, Shuqeri Alili, Brahim Lami, Sabri Salijaj, Hebib Lami, Kemajl Salijaj, Mahmut Caka, Izahir Salijaj, Jakup Caka, Nazmi Elezi, Ilir Caka dhe Dr. Vesel Elezi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors